LSDM: Kthimi i Grubit sipas marrëveshjes, me kamera selektive

LSDM: Kthimi i Grubit sipas marrëveshjes, me kamera selektive

Pas propozimit të Prokurorisë që ndaj Artan Grubi të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak, LSDM ka reaguar duke e cilësuar vendimin si konfirmim i një marrëveshjeje politike.

Nga LSDM theksojnë se vendosja e arrestit shtëpiak ndaj Grubit është një provë se gjyqësori dhe prokuroria janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të VMRO-DPMNE dhe aleatëve të tij. “Kjo është pjesë e marrëveshjes midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI, e realizuar në sy të opinionit publik,” thuhet në reagim.

Sipas LSDM-së, gjatë kthimit të rënë dakord të Grubit, kamerat e sigurisë ishin të pranishme në çdo hap – nga kufiri, pritja në prokurori dhe në gjykatë. Ndërkohë, gjatë largimit të tij të parë nga vendi, kamerat nuk kishin funksionuar dhe Grubi kishte kaluar kufirin lirshëm, pavarësisht se ishte në listën e ndalimit.

“Ai kaloi kufirin në këmbë dhe iku. Dhe ai ishte në listën e ndalimit. Tani, pas 14 muajsh arratisjeje, i shqiptohet arrest shtëpiak. Kush tjetër nuk e kupton këtë skenar? Asgjë nuk është e rastësishme. Vetëm duhet të shohim se cili është çmimi i kësaj marrëveshjeje,” thonë nga LSDM.

MARKETING