LSDM: Incidentet e armatosura tregojnë shembjen e sistemit të sigurisë

LSDM: Incidentet e armatosura tregojnë shembjen e sistemit të sigurisë

Incidenti i fundit i armatosur në Kumanovë është incidenti më serioz në prag të zgjedhjeve lokale, i cili ngre shqetësime serioze për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, theksohet në kumtesën e LSDM-së

Nga LSDM për inicdentin thonë se po ndodh një shembje totale e sistemit të sigurisë dhe një fiasko e ministrit Pançe Toshkovski.

LSDM kërkon nga institucionet kompetente menjëherë të zbardhin rastin dhe të informojnë opinionin.

”Kërkojmë edhe përgjegjësi politike nga Pançe Toshkovski. Kjo që po ndodh vazhdimisht është e dënueshme dhe e papranueshme. Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në Perëndim të egër. Të shtënat me armë janë një dukuri e përditshme, qytetarët nuk ndihen të sigurt”, thonë nga LSDM.

MARKETING