LSDM do të shpallë disa nga kandidatët për kryetarë komunash javën e ardhshme

LSDM do të shpallë disa nga kandidatët për kryetarë komunash javën e ardhshme

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka njoftuar se partia do të shpallë emrat e parë të kandidatëve për kryetarë komunash gjatë javës së ardhshme, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit 2025.

MARKETING

Gjatë një vizite në Dellçevë, Filipçe bëri të ditur se njoftimi fillestar do të përfshijë rreth tridhjetë kandidatë për kryetarë bashkie, ndërsa deri në fund të muajit qershor pritet të bëhet publike lista e plotë e kandidatëve të partisë.

“Gjatë javës së ardhshme, pra pas 16 qershorit, do të shpallim një grup të parë kandidatësh për rreth tridhjetë komuna. Deri në fund të muajit, synojmë të prezantojmë pothuajse të gjithë kandidatët tanë për kryetarë komunash,” deklaroi Filipçe.

MARKETING