LSDM: Deklaratat militariste të Mickoskit dëshmojnë se ai është peng i Apasievit
Deklaratat militariste të kreut të VMRO-DPMNE së, në pjesën ku ai tregon se ka qenë vullnetarë dhe ka fituar në luftë, tregojnë se ai është peng i Apasievit.
Socialdemokratët thonë se Mickoski është politikan pa qëndrim dhe vision për cështjet strategjike dhe vepron kundër interesave të vendit dhe qytetarëve.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëhen peng të politikave populiste dhe retorikave nxitëse të “Levicës”, që pengojnë rrugën evropiane të vendit dhe bëjnë gara mes veti në veprimin e dëmshëm politik” – thonë nga LSDM-ja.