LSDM akuzon se kryeprokurori e nisi punën me një skandal
MARKETING
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes sektretarit të përgjithshëm, Aleksadar Sasha Dimitrieviq ka filluar akuzat për shefin e ri të Prokurorisë Publike, Nenad Saveski.
MARKETING
Sipas LSDM-së, skandaloz është vendimi i Saveskit për të propozuar Jasmina Kosteska-Zdraveska si shefe të Prokurorisë së Lartë Publike dhe kjo sipas LSDM-së është dëshmi se institucionet po rikthehen nën kontroll partiak, sipas modelit të së kaluarës.
Dimitrijeviq deklaroi se emri i Kosteska-Zdraveska përmendet në bisedat e njohura si “bombat”, në komunikimin mes Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankuloska, ku ajo ishte cilësuar si “e tyre”, ndërsa bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e procesit të lustrimit të S’lavko Janevski.
ALEKSANDAR SASHA DIMITRIEVIQ – LSDM
“Ja kështu fillon mandati i prokurorit të ri – sipas modelit të Nikola Gruevski, me gjyqtarë dhe prokurorë të dakorduar nga ‘fletorja’ që qytetarët e mbajnë mend mirë. A është kjo një vendimmarrje e pavarur e Saveskit apo një detyrë e dhënë nga Hristijan Mickoski?”

