LPFMV, Struga e fiton bindshëm Vardarin

LPFMV, Struga e fiton bindshëm Vardarin

Struga Trim Lum ka fituar Vardarin me rezultat 4:0 në duelin e luajtur sot, por që ishte i vlefshëm për xhiron e pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në të dytë kampionët në fuqi shënuan katër golat e fitores.

Fillimisht Besart Ibraimi e hapi serinën, duke çuar Strugën në epërsi, ndërsa në vijim gjetën rrjetat Mazrakaj, Tairi dhe Jaroviq.

Me këtë fitore Struga shkon në kuotën e 24 pikëve, duke ngushtuar kështu diferencën në një pikë me dy skuadrat tjera shqiptare, Shkupin dhe Shkëndijën që kryesojnë renditjen, përderisa Vardari vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara deri më tani.

MARKETING