LPFMV, Nesër Shkëndija pret Shkupin në Tetovë

LPFMV, Nesër Shkëndija pret Shkupin në Tetovë

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut vjen të shtunën me pesë ndeshje në program. Fokusin në këtë xhiro e merr derbi ndërmjet dy ekipe shqiptare, Shkëndijës dhe Shkupit që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Kjo është përballja e parë direkte e këtij sezoni, ndërmjet dy ekipeve më të mira shqiptare në vendin tonë. Derbi do të luhet nesër nga ora 16:00, përderisa në të njejtën kohë do të zhvillohen edhe katër ndeshje tjera.

Skuadra e Gostivarit në shtëpi do të pret Sileksin, ndërsa Voska Sporti në Ohër do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Në dy ndeshjet tjera takohen, Brera – Rabotniçki dhe Vardari – Makedonija Gjorçe Petrov. Këtë xhiro e mbyll Struga Trim Lum që do të luaj të hënën me Tikveshin.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING