LPFMV, fundjava sjell xhiron e 12-të

LPFMV, fundjava sjell xhiron e 12-të

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vjen këtë fundjavë me gjashtë ndeshjet në kuadër të xhiros së 12-të.

Kjo xhiro hapet nesër me ndeshjen Sileksi – Bregallnica që do të luhet nga ora 13:00, përderisa pesë takimet tjera zhvillohen të dielën. Shkëndija në Tetovë do të pret Voska Sportin, përderisa Gostivari në shtëpi pret Struga Trim Lumin.

Shkupi në këtë xhiro do të luaj ndaj Rabotniçkit, derisa Vardari takohet me Brera Strumicën dhe Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Tikveshin.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 12-të në elitë zhvillohen nga ora 13:00.

MARKETING