LPFMV, e diela sjell ndeshjet e xhiros së parë

LPFMV, e diela sjell ndeshjet e xhiros së parë

Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut të dielën hap siparin për sezonin e ri garues. Ky edicion do të hapet me dy super sfida si Struga – Gostivari  dhe Voska Sport – Shkëndija.

Kampionët në fuqi pretendojnë fitore para publikut vendas, në një përballje që do të japë që në start sinjalet e para në luftën për titullin e kampionit.

Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në Ohër, ku debutuesit e Voska Sportit do të kenë përballë kuqezinjtë e Tetovës në një përballje ku të dyja skuadrat shqiptare dëshirojnë fitore.

Takimet Struga – Gostivari dhe Voska Sport – Shkëndija do të luhen të dielën me fillim në orën 17:00.

Në të njëjtën kohë luhen edhe takimet Tikveshi – Makedonija Gjorçe Petrovi, Bregallnica – Sileksi si dhe Brera Strumica – Vardari.

MARKETING