Lorik Cana: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur!

Lorik Cana: Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur!

Lorik Cana, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Lacios në Serinë A, ka dhënë një prononcim për “Tuttosport”, në prag të sfidës mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Europianin.
“Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur! Është një skuadër në rritje dhe kjo u pa në kualifikuese, ku Silvinjo ishte i aftë për të shfrytëzuar të gjitha cilësitë që kishte në dispozicion dhe i lejoi kombit tonë të marrë pjesë në Europian.

Krahasuar me kualifikimin e parë, kemi djem që luajnë shpesh dhe në klube të rëndësishme. Ndryshe nga ne në 2016, ata duhet të kenë më pak presion: kur u kualifikuam ishte hera e parë, e ndjemë më shumë.

Tani ata kanë për ta shijuar pa keqardhje, kemi edhe elementë që luajnë në Itali dhe që e njohin kundërshtarin, ndaj mund të jetë një avantazh. Duhet të shikojmë gjendjen e Brojës, nëse ai është mirë, mund të jetë shkatërruese.

Sot më shumë se kurrë forca e kësaj Italie do të jetë grupi. Nuk ka Toti, Del Piero dhe Baxho, por është ende kampioni në fuqi, fati mund të jetë edhe ai i kalimit nga e treta më e mirë.

Kombëtarja e Spaletit mbetet shumë e fortë, do të duhet të ketë elementë që do të duhet ta marrin skuadrën mbi supe, si Bastoni në mbrojtje, të tjerë në mesfushë, por pres një Skamaka të madh që duhet të vazhdojë atë që ka bërë me Atalantën, në muajt e fundit, sepse Italia do të ketë nevojë për të”, tha mes tjerash Cana.

MARKETING