Lloga: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në Preambulën e Kushtetutës është prioritet mbi prioritetet

Lloga: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në Preambulën e Kushtetutës është prioritet mbi prioritetet

Prioritet mbi prioritetet në lidhje me ndryshimet kushtetuese është ndryshimi i Preambulës, me çka në të do të përfshiheshin të gjitha komunitetet më të vogla që do të shfaqin interes për të, por nëse “Kushtetuta hapet”, atëherë duhet të gjenden zgjidhje për “të gjitha boshllëqet” në të, për të cilat do të duhet konsensus, tha sot ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pas takimit me ministren austriake të Drejtësisë,  Alma Zadiç.

Ai theksoi se i bën thirrje VMRO-DPMNE-së dhe deputetëve të kësaj partie që të deklarohen për të gjitha çështjet që kanë lidhur me Kushtetutën, duke theksuar se dera e Ministrisë së Drejtësisë mbetet e hapur për ta.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Lloga ka theksuar se afati që i ka mbetur VMRO-DPMNE-së për të propozuar përfaqësuesin e saj në grupin punues mbetet deri të premten.

Lloga përshëndeti zgjedhjen e sotme të gjyqtarëve të rinj nga Këshilli Gjyqësor dhe njoftoi se sot Ministria do të dorëzojë në Qeveri Propozim ligjin e ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, me të cilin, siç tha, do të përmirësohet infrastruktura e saj.

Lidhur me mendimin e Komisionit për përdorimin e emrave të personave në lidhje me emrin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas “Car Borisi i Tretë” nga Ohri, Lloga deklaroi se kjo ende nuk ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë, dhe pasi të arrijë, gjë që pret të ndodhë gjatë ditës së sotme ose më së voni nesër, do të marrë një vendim të duhur.

Komisioni për përdorimin e emrave të personave dje ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Car Boris i Tretë në emër të klubit bullgar, me vlerësimin se emërtimi i shoqatës me një emër të tillë shkakton tensione dhe intolerancë në mbarë shoqërinë e Maqedonisë.

MARKETING