Lloga: Më vjen keq që u lejua të vjetërsohet edhe një lëndë, “Titanik 2”, edhe atë për të pandehurin e njëjtë, të ndërmerren urgjent reforma

Lloga: Më vjen keq që u lejua të vjetërsohet edhe një lëndë, “Titanik 2”, edhe atë për të pandehurin e njëjtë, të ndërmerren urgjent reforma

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në reagim për rastin “Titanik 2”, shpreh keqardhjen, siç thekson, që i është lejuar vjetërsimi i një rasti tjetër edhe atë për njëjtin të pandehur dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta.

Lloga theksoi se menjëherë pas marrjes së detyrës së ministrit të Drejtësisë, i dërgova korrespondencë Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike më 14 mars 2023, ku paralajmërova dhe kërkova të ndërmerren masa më efektive dhe  në kohë për të parandaluar situata të tilla dhe të ngjashme të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes zvarritjes së proceseve gjyqësore. 

“Më vjen keq që u lejua të përfundonte një rast tjetër, “Titanik 2” dhe atë për të njëjtin të pandehur. Pavarësisht zotimit tim për të mos ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta. Raste të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, por përkundrazi, me dëmet që do të shkaktojnë edhe më shumë do të cenojnë besimin e qytetarëve në të gjithë sistemin”, theksoi Lloga në reagim.

 

MARKETING