Lloga: Kjo rritje e VMRO-së është falë sistemit që ka kursyer dhe nuk ka ndëshkuar eksponentët më të lartë

Lloga: Kjo rritje e VMRO-së është falë sistemit që ka kursyer dhe nuk ka ndëshkuar eksponentët më të lartë

Ky sistem shtatëvjeçar i ka kursyer shumë eksponentët e VMRO-DPMNE-së, dhe mos harroni se kjo rritje e VMRO-së është fal mosndëshkueshmërisë së kupolës së VMRO-DPMNE-së. Kështu tha ministri i drejtësisë Krenar Lloga, duke ju përgjigjur akuzave të mandatarit për formimin e qeverisë, Hristijan Micskoki, se është Lloga fajtor për besushëmrinë prej 2% të qytetarëve në gjyqësor.
Lloga tha se Mickoski po harron se po thuajse gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë vendosur në ato funksione kur partia e Mickoskit ka qenë në pushtet dhe ka ndodhur skandalet si “Svarovski gjyqësori, fletorja e Gordana Jankullovskës”.
“Oligarkia në Maqedoni funksionon në mënyrë perfekte dhe sistemi gjyqësor si ai financiar është në korrelacion të plot me sistemin gjyqësor për të cilin ne ngrem të gjithë dilemat. Sepse kam parë sms ku VMRO u shkruan deputetëve të LSDM-së, se ju mungojnë edhe tre deputetë në sallë, pra shikone deri ku shkon koordinimi”, u shpreh Lloga.
Lloga tha se ka qenë edhe një hakmarrje edhe prej dy forcave politike, pra LSDM dhe VMRO-DPMNE ku nuk e votuan ligjin për amnisti, të cilin ai e ka propozuar.

MARKETING