Lloga do të kërkojë shpjegim në seancën qeveritare të martën për ligjin për amnisti

Lloga do të kërkojë shpjegim në seancën qeveritare të martën për ligjin për amnisti

MARKETING

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga sonte deklaroi se ka qenë i befasuar nga vendimi i deputetëve të LSDM-së që të  votojnë kundër Ligjit për amnisti dhe se nuk ka qenë  i informuar pse nuk kanë votuar që ai të hyjë në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtuar. Këtë, siç tha, si temë do ta ngrejë në seancën e rregullt të qeverisë të martën.

MARKETING

Sample Image

“Dilema nëse na duhet apo jo ky ligj, është konsideruar në komisionet vendase kur do të diskutohej nëse do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme apo nëse rrezikohet diçka tjetër”, tha Lloga.

Ai sqaron se paraprakisht ka marrë informacione nga gazetarët të cilët janë informuar nga selia e LSDM-së se nuk do ta përkrahin ligjin.

MARKETING