Liverpooli nuk di të fitojë, ndalet edhe ndaj Tottenhamit
Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Tottenham, në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë.
Në fund të pjesës së parë, Richarlison provon të shënojë me kokë pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit, por Alisson është i vëmendshëm.
Në fillim të pjesës së dytë, Liverpool kishte dy mundësi të njëpasnjëshme me Rio Ngumoha, por që nuk arriti ti konkretizonte.
Në minutën e 90-të, pas një pasimi të gjatë të Vicario dhe asistit të Kolo Muani, ishte Richarlison që këtë herë arriti të mposhtë Alisson dhe barazon shifrat 1-1.
Sfida mbyllet 1-1. Liverpool rendiet i pesti me 49 pikë, Tottenham merr 1 pikë shprese pas 5 humbjeve rresht, por sërish është në zonën e rrezikut, pasi renditet i 16-ti me 30 pikë.

