Liverpool “likuidon” Newcastle, “fluturon” në finalen e Carabao Cup
![Liverpool “likuidon” Newcastle, “fluturon” në finalen e Carabao Cup](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/liverpool.jpg)
Liverpooli nuk e ka kursyer Tottenhamin dhe e ka mposhtur 4-0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Carabao Cup, duke gjetur Newcastle në finale.
Paçka humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, të kuqtë e Arne Slot ‘morën hak’ dhe kanë gjetur finalen e parë sezonale.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34 nga Gakpo, teksa spektakli ishte lënë për në pjesën e dytë.
Salah me penallti, Szoboszlai dhe van Dijk i dërguan shifrat në 4-0 duke bërë që Liverpool të kërkojë tanimë trofeun përballë Newcastle.
Të kuqtë janë në një formë të shkëlqyer, pasi kryesojnë edhe Premier League.