Liverpool bie keq në Stamboll, Inter dhe Bayern nuk falin në Champions

Ndeshjet e kësaj të marte në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione të mëdha.
Bayern nuk has aspak vështirësi ndaj Pafos, teksa fitoi 1-5. Inter triumfoi 3-0 ndaj Slavias së Pragës, në sfidën që u mbajt në San Siro.
Atletico Madrid bind ndaj Frankfurt, madje merr sukses me goleadë 5-1. Befasia më e madhe vjen nga Stambolli, me Liverpool që u imponua 1-0 nga Galatasaray. Barazim 2-2 ndaj Bodo/Glimt dhe Tottenham, në një sfidë për panoramë. Chelseat i mjaftoi një gol për të kaluar pengesën e Benficës (1-0).
Rezultatet finale:
Atletico Madrid 5-1 Frankfurt
Bodo/Glimt 2-2 Tottenham
Chelsea 1-0 Benfica
Galatasaray 1-0 Liverpool
Inter 3-0 Slavia Prague
Marseille 4-0 Ajax
Pafos 1-5 Bayern