Lirohet me kusht ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan

Lirohet me kusht ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është liruar me kusht nga gjykata më e lartë e Islamabadit.

Ai u arrestua pas akuzave për korrupsion, e cila gjë shkaktoi trazira të mëdha ku mbetën të vdekur disa persona.
Një gjykatës në Gjykatën e Lartë të kryeqytetit të premten urdhëroi lirimin e përkohshëm të Khanit.
“Jam 100 për qind i sigurt se sërish do të arrestohem. Unë u lirova nga NBI të flisja me gruan time, urdhër-arresti është lëshuar edhe kundër saj”, tha Khan për CNN.

Kjo erdhi një ditë pasi Gjykata e Lartë e Pakistanit vendosi se ishte i paligjshëm arrestimi i Khanit nga agjencia pakistaneze kundër korrupsionit, Byroja Kombëtare e Përgjegjshmërisë (NBI).

Partia e 70-vjeçarit kishte paraqitur një ankesë për të kundërshtuar akuzat për blerjen e paligjshme të një toke nga ana e politikanit.

MARKETING