LinkedIn do të shkurtojë 716 vende pune

LinkedIn do të shkurtojë 716 vende pune

LinkedIn është firma më e fundit e teknologjisë që ka bërë shkarkime nga puna, duke mbyllur kështu 716 role prej 20 mijë punëtorëve gjithsej.

Ryan Roslansky, shefi ekzekutiv i platformës pronësi të Microsoft, njoftoi të hënën në një letër drejtuar stafit se 716 role do të hiqen si pjesë e ndryshimeve që synojnë t’i përgjigjen kushteve ekonomike dhe ta bëjnë biznesin më të shkathët, transmeton Telegrafi.

“Me tregun dhe kërkesën e klientëve që luhaten më shumë, dhe për t’i shërbyer më efektivisht tregjeve në zhvillim dhe rritje, ne po zgjerojmë përdorimin e shitësve”, tha ai. “Ne po heqim gjithashtu shtresat, duke reduktuar rolet e menaxhimit dhe duke zgjeruar përgjegjësitë për të marrë vendime më shpejt”.

LinkedIn ka rreth 20,000 punonjës në mbarë botën.

LinkedIn gjithashtu njoftoi se do të mbyllë aplikacionin InCareer me bazë në Kinë nga 9 gushti.

MARKETING