Linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka nga 31 tetori

Linjë e re ajrore nga Shkupi në Larnaka nga 31 tetori

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga 31 tetori vendoset një linjë e re ajrore në Larnaka të Qipros.

MARKETING

Nikolloski tha se kjo është linja e 11-të brenda 10 muajve që siç tha, subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate

Njoftimi i plotë:
“Prej 31 tetorit 2025 fillon linja e re ajrore Shkup – Larnaka (Qipro)!

Kjo është linja e 11-të e re brenda 10 muajve, rezultat i politikave të Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Subvencionet dhe politikat për zhvillimin e transportit ajror po japin rezultate.

Ne vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e transportit ajror në Maqedoni”, tha Nikolloski.

MARKETING