Limani takon Koçiun dhe ambasadorin Meidani, diskutohet për bashkëpunimin rajonal

Limani takon Koçiun dhe ambasadorin Meidani, diskutohet për bashkëpunimin rajonal

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale, Fatmir Limani, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Belinda Koçiu, në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në projektet me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin institucional.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia strategjike e Korridorit VIII, i konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për lidhjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Po ashtu, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit u nënvizua edhe rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe dialogun mes institucioneve të dy vendeve.

MARKETING