Limani dhe Durmishi kandidatë të Lëvizjes Besa për ministër të Ekonomisë dhe Politikës Sociale

Limani dhe Durmishi kandidatë të Lëvizjes Besa për ministër të Ekonomisë dhe Politikës Sociale

MARKETING

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së.

MARKETING

Sample Image
KOMUNIKATË
Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së.
Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit.
Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes BESA njëzëri konstatoi se në mënyrë të pa kompromis, përfaqësuesit e partisë në Parlament dhe në Ekzekutiv, do të përkushtohen në tre pikat më me prioritet të programit qeverisës:
– Luftën kundër krimit dhe korrupsionit
– Realizimin e kushteve për integrim e vendit në Bashkimin Europian dhe
– Zhvillimin ekonomik të vendit.
Lëvizja BESA
13 Qershor, 2024

MARKETING