Ligjet për reforma në administratë kaluan filtrin e komisionit në fazën e dytë

Ligjet për reforma në administratë kaluan filtrin e komisionit në fazën e dytë

Anëtarët e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve sot dhanë mbështetjen e tyre për ligjet për reformën administrative – Propozim- ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Propozim- ligjin për nëpunësit administrativ dhe Propozim- ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë në lexim të dytë. Pakoja e ligjeve u përcoll për procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Për propozim- ligjin për të punësuarit në sektorin publik brenda afatit të caktuar janë dorëzuar katër amendamente nga propozues të autorizuar të cilat u tërhoqën para fillimit të seancës. Për propozim- ligjin për nëpunësit administrativ nuk u dorëzuan amendamente nga propozues të autorizuar. Për propozim- ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ është dorëzuar një amendament i cili u tërhoq para fillimit të seancës së Komisionit.

Pakoja e ligjeve reformuese për administratën, javën e kaluar u miratua në lexim të parë në seancë plenare në përputhje me Strategjinë e reformës së administratës publike, Planit të veprimit të Ministrisë së Administratës Publike dhe Rregullores për agjendën evropiane.

Sonja Mirakovska nga Partia e Re Socialdemokrate (PRSD) theksoi në një fjalim procedural se deputetëve nuk iu dha koha e caktuar për të paraqitur amendamente, që është dy ditë pune.

“Një praktikë e keqe po vendoset në Kuvend pas Rregullores së re të punës, me një interpretim të keq, gjë që besoj se nuk duhet të jetë kështu. Për të gjitha ligjet kam amendamente që dua t’i dëgjoni në fund dhe të propozohen si amendamente të komisionit, nëse i pranoni”, tha Mirakovska.

Deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri në vërejtjen procedurale, kërkoi që materialet që gjenden në seancën e sotme të komisionit të përkthehen edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në vërejtjen e Azirit, kryetari i Komisionit, Lupço Prenxhov tha se materialet në faqe janë edhe në shqip dhe se do ta marrin parasysh vërejtjen gjatë seancave të ardhshme.

MARKETING