Liga e Parë vazhdon edhe sot, takimi i fundit i xhiros luhet në Kratovë

Liga e Parë vazhdon edhe sot, takimi i fundit i xhiros luhet në Kratovë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe këtë të hënë, ku në program të xhiros së parë do të luhet ndeshja e fundit.

Në Kratovë, Sileksi do të pret Brerën e Strumicës në përballjen e parë të këtij sezoni. Ky duel është paraparë të zhvillohet nga ora 17:30.

Ndërkohë, ditën e djeshme Tikveshi dhe Rabotniçki nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, teksa në duelet tjera të luajtura gjatë fundjavës Shkëndija mundi Shkupin me rezultat 5:1, Vardari dominoi përballë Pelisterit me shifrat 4:1, Struga mundi 2:0 Makedonija Gjorçe Petrovin, përderisa Bashkimi dhe Arsimi u ndanë me barazim 1:1.

MARKETING