Liga e Kampionëve, Reali pa mbrojtje në Kairat kundër Almatit

Nuk ka pushim për Realin e Madridit. Pas humbjes në derbi madrilenët janë nisur që të shtunen në mbrëmje për të Kairat, ku do luajnë në Champions dhe përballë do kenë vendasit e Almatit. Real Madrid ka që të shtunën për në Almaty për të luajtur kundër Kairat Almaty të martën në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe kjo sepse duhen përshkuar mbi 9 ore udhëtim deri në mbërritje.
Çabi Alonso ka pesë lojtarë që mungojnë, të gjithë në mbrojtje. Karvajal, Mendy, Rudiger, Trent dhe Militao nuk janë përfshirë nga Çabi Alonso në skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Karvajal, i cili ishte tashmë i pezulluar, Mendy, Rüdiger dhe Trent janë të lënduar. Ndërkohë, Militao ka një dëmtim serioz në kyçin e këmbës që e ka penguar atë të udhëtojë për në Kazakistan.
Në këto kushte trajneri i skuadrës “merenges” ka përfshirë në skuadër lojtarët e rinj Havi Navarro, portier, dhe David Jimenez, mbrojtës. Për shkak të mungesave të tyre, Çabi Alonso ka vetëm pesë mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion për të luajtur në Almati. Jehona e disfatës 5-2 të Real Madridit në derbi ende ishte e freskët kur të bardhët u takuan në Valdebebas për të aplikuar terapinë e zakonshme dhe për të qenë gati për sfidën e Ligës së Kampionëve.
Çabi dhe lojtarët e Real Madridit duan ta ndalin incidentin e derbit sa më shpejt të jetë e mundur dhe janë të vetëdijshëm se ndeshja e së martës është më e rëndësishme nga sa mund të duket. Seanca e fundit në Madrid ka përfunduar me një fazë taktike dhe ndeshje me lojtarë të vegjël”, shpjegon faqja e internetit e Real Madridit në lidhje me seancën.