Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI po rrënon shtetin për ta mbajt pushtetin!

Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI po rrënon shtetin për ta mbajt pushtetin!

Me fishkëllima, brohoritje, e pankarta me mbishkrime të ndryshme, të rinjtë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim, protestuan para Këshillit Gjyqësorë, në shenjë revolte ndaj iniciativës për shkarkimin e Besa Ademit nga funksioni i Kryetares së Gjykatës Supreme. Ata akuzuan BDI-në se ka kapur gjyqësorin ndërsa theksuan se arsyeja përse po kërkohet shkarkimi i Ademit, është fakti se ajo nuk ra nën presion të BDI-së për të falur dhe rikthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Sot Këshilli gjyqësor merr në pyetje kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën e nderuar Besa Ademi, me qëllim që ta shkarkoj atë. Pyesim publikisht: “Me këto veprime, a po bëhet Këshilli gjyqësor Degë partiake e Bashkimit Demokratik për Integrim?!”. Të rikujtojmë, faji i vetëm i Besa Ademi është që nuk rra në presion të BDI-së për ta falë dhe kthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero.

Domethënë, ata të cilët ja hapën korridorin Gruevskit për të ik në Budapest, po të njejtit deshën t’ia mundësojnë që për interesa të tyre ta kthejnë si hero. Paramendoni i njejti Këshill gjyqësor skajshmërisht nën ndikim të qarqeve të caktuara politike “dënoi” ose më mirë thënë shpërbleu gjykatësin Enver Bexheti me vetëm 30% të rrogës atëherë kur ai fali Sasho Mijallkovin, ndërsa tani Besa Ademit dëshirojnë t’i hakmerren dhe shkarkojnë vetëm sepse nuk dëgjoi direktivat e tyre për ta kthyer Gruevskin. Rikujtojmë, zonja Besa Ademi më herët ishte cak i sulmeve të paprecedenta të portaleve nën direktiva të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, të cilat funksionojnë në katin e 6 në zyrat e Artan Grubit.

Ne, në këtë betejë jemi bashkë; rinia, opozita e bashkuar, populli, gjyqtarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, ndërsa nga ana tjetër janë rreshtuar politikanët e korruptuar që shpëtimin e vetëm e shofin te Gruevski. Alarmojmë faktorin ndërkombëtarë dhe të gjitha institucionet e pavarura relevante, të reagojnë sepse kjo është e tepërt”, u tha në reagimin e LEN-it.

 

MARKETING