Lideri i ri sirian optimist se 14 milionë sirianët do të kthehen brenda dy viteve

Lideri i ri sirian optimist se 14 milionë sirianët do të kthehen brenda dy viteve

Udhëheqësi i administratës së re të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, shprehu optimizëm se 14 milionë sirianë të zhvendosur do të kthehen në vendin e tyre brenda dy viteve pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, transmeton Anadolu.

Duke folur me regjisorin e filmave dokumentarë me seli në Dubai dhe krijuesin e përmbajtjeve në YouTube, Joe HaTTab, në një video që u transmetua të dielën, Al-Sharaa theksoi se pas rënies së regjimit Baath që ishte në pushtet për 61 vjet, sirianët që u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre tashmë janë duke u kthyer.

“Kam besim se 14 milionë sirianë do të kthehen në vendin e tyre brenda dy viteve. Vetëm rreth 1 deri në 1,5 milion do të mbeten jashtë vendit”, tha ai.

Al-Sharaa kritikoi regjimin e rrëzuar për përdorimin e institucioneve shtetërore për të shtypur dhe dominuar popullsinë, duke organizuar institucione për të shtypur njerëzit dhe duke përdorur taktika si tortura dhe vrasjet.

Ai përshkroi angazhimin e administratës së tij ndaj drejtësisë si një parim themelor për rindërtimin dhe zhvillimin e Sirisë.

“Nëse shteti është i dobët, qytetarët e atij vendi nuk mund të jenë të fortë”, tha ai, duke nënvizuar nevojën për plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për institucionet publike, organet legjislative dhe ekzekutive dhe sektorë të tjerë gjatë këtij procesi.

Ai gjithashtu vuri në dukje se adresimi i sfidave aktuale në shoqëri do të marrë kohë, por mund të arrihet përmes planifikimit të qëndrueshëm dhe edukimit publik.

Al-Sharaa tha se populli sirian e tejkaloi dëshpërimin e tij përmes revolucionit.

“Tani, sirianët mbajnë kokën lart kudo. Ne kemi ndryshuar rrjedhën e historisë”, theksoi Al-Sharaa.

Ai gjithashtu theksoi harmoninë mes të gjitha segmenteve të shoqërisë, duke theksuar se “në Siri ka konsensus social. Falë kësaj, për herë të parë në Siri, njerëzit do të mund të jetojnë së bashku me dashuri”.

Ai theksoi se revolucioni ka përfunduar me rënien e regjimit dhe është koha për të kaluar nga një mentalitet revolucionar, në atë të orientuar drejt shtetit.

Duke e përshkruar qëllimin e administratës së re si “fitore pa hakmarrje”, ai mbështeti përpjekjet e pajtimit dhe një politikë amnistie për ata që ndërruan besnikëri pas rënies së regjimit.

Megjithatë, Al-Sharaa bëri përjashtime, duke deklaruar se ata që janë përfshirë në tortura, bomba me fuçi ose masakra, si ato në burgun Sednaya në kryeqytetin Damask, nuk do t’u jepet amnisti.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath.

Kjo erdhi pasi luftëtarët e Hayat Tahrir al-Sham pushtuan qytetet kryesore në një ofensivë të shpejtë që zgjati më pak se dy javë.

Tani, një administratë e re e udhëhequr nga Al-Sharaa ka marrë tani kontrollin e vendit.

MARKETING