Lideri i Koresë së Veriut zotohet se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor

Lideri i Koresë së Veriut zotohet se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua të përmirësojë arsenalin e tij bërthamor në mënyra më “praktike dhe sulmuese”, pas një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë për të diskutuar përgatitjet për luftë përballë stërvitjeve ushtarake “të furishme” të rivalëve të tij.

Takimi erdhi mes tensioneve të larta kur edhe Koreja e Veriut ka intensifikuar demonstrimet e armëve e edhe SHBA-ja me Korenë e Jugut kanë shpeshtuar stërvitjet ushtarake në javët e fundit, raportoi AP.

Media shtetërore veri-koreane raportoi se u diskutuan çështje lidhur me forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe perfeksionimin e përgatitjeve për luftë për t’u përballur me çfarëdo kërcënimi me aleatët.

Kim rishikoi planet e vendit për sulme dhe dokumente të ndryshme lufte dhe theksoi nevojën për të forcuar mbrojtjen bërthamore.

U publikuan edhe pamje nga fjalimi i Kimit ku zyrtarët drejtoheshin nga disa pika në një hartë të turbullt që dukej se ishte Koreja e Jugut.

MARKETING