Lideri i kompanisë farmaceutike humb ndjenjat gjatë konferencës së Trump
Momente dramatike u zhvilluan në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shtyp, të presidentit amerikan Donald Trump, mbi temën e zbritjeve të mëdha që kompanitë farmaceutike Novo Nordisk dhe Eli Lilly do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.
Konkretisht, në momentin e njoftimeve që po bëheshin drejtpërdrejt nga CEO i Eli Lilly, David Rix, kamera papritmas kapi Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike Novo Nordisk, duke humbur ndjenjat dhe duke u rrëzuar pranë presidentit amerikan.
Zyrtarët në vendngjarje arritën ta mbanin Findlay-n, i cili është lideri i tregut amerikan të Novo Nordisk, Raportet konfirmojnë se ai mori ndihmë të menjëhershme mjekësore, megjithëse gjendja e tij pas incidentit nuk ishte menjëherë e qartë.
Gjatë eventit, Donald Trump njoftoi marrëveshjen me kompanitë farmaceutike Eli Lilly dhe Novo Nordisk, që synonte uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe, duke e ulur koston në 150 dollarë në muaj për disa pacientë.

