Liderët e VLEN-it do të mblidhen për të propozuar emër të ri për zv/ministër të Arsimit
Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti i zv/ministrit të Arsimit për arsye personale. Kështu tha sot zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, i vili shtoi se liderët e koalicionit tani do të mblidhen për të propozuar emra për këtë pozitë.
“Tash mbetet që liderët e koalicionit VLEN të mblidhen, të takohen mes vete dhe të propozojnë emër të ri për pozitën e zv/ministrit. Ende nuk ka asgjë konkrete”, theksoi Sulejmani.

