Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderët botëror reagojnë ndaj vdekjes së presidentit të Iranit

Liderë nga Lindja e Mesme dhe më tej kanë shprehur ngushëllime pas lajmit për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave tjerë që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit të dielën pasdite.

Në mesin e atyre që humbën jetën është edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, transmeton Telegrafi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka shkruar në platformën X se “është thellë i prekur dhe i shokuar nga kjo tragjedi e Dr. Seyed Ebrahim Raisi, president i Republikës Islamike të Iranit”.

“Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Indi-Iran do të mbahet mend gjithmonë. Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe popullit të Iranit. India qëndron me Iranin në këtë kohë trishtimi”, ka shkruar ndër tjera Modi.
Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia’ Al Sudani, shprehu “ngushëllimet” për liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X.

“Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në Republika Islamike në këtë tragjedi të dhimbshme”, ka shkrua Al Sudani.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se “Pakistani do të mbajë një ditë zie dhe flamuri do të valëvitet në gjysmështizë si shenjë respekti për presidentin Raisi dhe shokët e tij dhe në solidaritet me Iranin vëlla”.

“Nga tokat bolivariane, ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe dëshirojmë ngushëllim hyjnor për një humbje kaq të ndjeshme”, shtoi ai.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe qëndrojnë në solidaritet me Iranin në këtë kohë të vështirë”, duke shprehur ngushëllime të përzemërta për familjet e atyre që humbën jetën.

MARKETING