Liban, rritet në 2.710 numri i të vdeku’rve nga sul’met izraelite

Liban, rritet në 2.710 numri i të vdeku’rve nga sul’met izraelite

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të vazhdueshme të Izraelit në Liban që nga viti i kaluar ka arritur në 2.710, tha sot Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu.

Ministria tha në një deklaratë se rreth 12.592 njerëz janë plagosur gjithashtu që nga fillimi i luftimeve tetorin e vitit të kaluar.

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor dhe lindor të dielën lanë 38 të vdekur dhe 124 të tjerë të plagosur, tha ministria.

Izraeli ka ndërmarrë një fushatë të madhe ajrore në Liban që nga fundi i muajit të kaluar kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim të luftimeve ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Gazës tetorin e vitit të kaluar. Ajo gjithashtu nisi një pushtim tokësor të Libanit më 1 tetor.

MARKETING