Lewandowski krijon dramë në fund, Barcelona merr tri pikë ndaj Celta Vigos

Lewandowski krijon dramë në fund, Barcelona merr tri pikë ndaj Celta Vigos

Fitore në frymën e fundit e Barcelonës në fushën e Celta Vigos për javën e 25-të të La Ligas. Një penallti e realizuar nga Robert Lewandowski në limitet e kohës shtesë I dha tri pikë skuadrës së Xavi Hernandezit në këtë transfertë të vështirë, por jo pa polemika.

Në fakt, në momentin e parë Guaita e ndali sulmuesin polak, por me ndërhyrje e sistemit VAR 11-meërshi u përsërit me pretendimin se portieri i kishte të dyja këmbët përtej vijës së portës.

Lewandowski, në fakt, e mbylli me dygolësh ndeshjes, pasi realizoi edhe golin e parë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Iago Aspas realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se Reali kryesues, që luan këtë të diel në fushën e Rayo Vallecanos.

MARKETING