Lewandowski i sjell fitoren e shtatë radhazi Barcelonës

Lewandowski i sjell fitoren e shtatë radhazi Barcelonës

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet këtë sezon në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, e ka shënuar fitoren e shtatë radhazi, në po aq ndeshje, duke e moshtur Getafen me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 19-të.

Barcelona është lidere e tabelës me pikë të plota, 21, katër më shumë se Real Madridi.
Në anën tjetër, Getafe renditet në vendin e parafundit, me vetëm 4 pikë

MARKETING