Lëvizje e papritur në merkato, ylli gjerman i Bayernit transferohet në Turqi

Lëvizje e papritur në merkato, ylli gjerman i Bayernit transferohet në Turqi

Transferimi i yllit gjerman, Leroy Sané, te Galatasaray është cilësuar si i mbyllur, sipas raportimeve të besueshme nga Florian Plettenberg dhe Fabrizio Romano.
Gjigantët e Süper Lig turke kanë arritur një marrëveshje të plotë me Bayern Munich për transferimin e Sané me parametra të lira. Sulmuesi 29-vjeçar do të firmosë një kontratë deri në vitin 2028 me klubin nga Stambolli.

MARKETING

Ndërkohë, ekzaminimet mjekësore për përfaqësuesin e Gjermanisë janë planifikuar të kryhen së shpejti, duke i hapur rrugën prezantimit zyrtar. Si pasojë e transferimit, Sané nuk do të përfaqësojë Bayern Munich në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet këtë verë në SHBA.
Galatasaray kishte kohë që po punonte për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe tashmë marrëveshja është finalizuar. Zyrtarizimi nga ana e klubit turk pritet të ndodhë së shpejti.

MARKETING