Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit vendos të shkrihet në VLEN

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit vendos të shkrihet në VLEN

Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton të shkrihet në VLEN, në kuadër të procesit të shndërrimit të këtij koalicioni në një parti të vetme politike.

Në një njoftim zyrtar, LD bëri të ditur se me propozim të kryetarit Mexhiti është mbajtur një takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme në rendin e ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike.

Sipas njoftimit, ky vendim vjen si përgjigje ndaj, siç thuhet, kërkesës së shumicës së shqiptarëve për bashkim dhe përfaqësim më të konsoliduar politik.

Po ashtu, Lëvizja Demokratike ka autorizuar kryetarin Izet Mexhiti që të vazhdojë negociatat në kuadër të procesit të transformimit të VLEN-it nga koalicion në parti.

Nga LD vlerësojnë se ky hap pritet të konsolidojë skenën politike shqiptare dhe të krijojë baza më të forta për pjesëmarrje dhe ndikim më të madh të shqiptarëve në jetën politike në të ardhmen.

MARKETING