Levica dorëzon në Kuvend deklaratë për njohjen e Palestinës

Levica dorëzon në Kuvend deklaratë për njohjen e Palestinës

Deputeti i partisë Levica, Amar Mecinoviq, ka njoftuar se grupi parlamentar i tyre, ka dorëzuar deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet.
“Me këtë deklaratë edhe njëherë shprehim përkrahje për popullin palestinez për vetëvendosje si e drejtë themelore e garantuar me të drejtën ndërkombëtare. Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionistë që kryen kolonializëm sistematik dhe spastrim etnik. Pranimi i pavarësisë së Palestinës është hap i rëndësishëm për korrigjimin e padrejtësive historike që janë bërë ndaj këtij populli”, ka deklaruar Mecinoviq, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se në këto momente po ndodh gjenocidi mbi popullin palestinezë në Gaza.
“Dhuna e paimagjinueshme, privimi i kushteve elementare të jetesës, bombardimi i shtëpive, vrasja e civilëve duke përfshirë fëmijë janë dëshmi e qartë e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për të ndaluar këto akte barbare dhe për të siguruar drejtësi për palestinezët. Me këtë deklaratë Maqedonia do t’i bashkohet lëvizjes botërore për njohjen e pavarësisë palestineze”, shtoi më tej ai. /SHENJA/

MARKETING