Lëshim të vogël e quan drejtori mungesën e Flamurit shqiptar në Muzeun e Alfabetit
Mëngjesin e sotëm, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Muzeun e Alfabetit në Manastir mungoi flamuri shqiptar, i cili çdo vit, vendoset në ballkonin e objektit, përkrah flamurit maqedonas.
Pas reagimit të qytetarëve dhe mediumeve, flamuri shqiptar u vendos, ndërsa për këtë drejtori i Muzeut të Alfabetit, Nuer Arsllani, tha se është lëshim i vogël, duke u arsyetuar me angazhime të shumta dhe numër të vogël të punëtorëve.
“Lëshim i vogël nga vet të punësuarit. Gati çdo vit ne po e nxjerrim flamurin tonë shqiptar edhe flamurin e shtetit ku jetojmë, por ja këtë vit ishim pak të zënë, me që jemi edhe shumë pak të punësuar këtu në Muze, edhe u bë një lëshim i vogël”, deklaroi Nuer Arsllani, drejtor i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Ndryshe, si çdo vjet, edhe sivjet, në 116 vjetorin e unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, qytetarët vizituan Muzeun e Alfabetit. Edhe sivjet pati qytetar nga të gjitha trevat shqiptare.