Leo Messi rikthehet fuqishëm nga lëndimi, hyn në pjesën e dytë dhe shënon gol magjik

Lionel Messi riktheu në kujtesë edhe një herë vlerën e tij te Inter Miami me një gol dramatik në minutën e 83-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 2-1 ndaj LA Galaxy në stadiumin ‘Chase’.
Messi kurorëzoi rikthimin e tij pas një dëmtimi me një gol në fund të ndeshjes, duke ndihmuar Inter Miamin të fitojë 3-1 përballë LA Galaxy.
Pas mungesës në tre ndeshjet e fundit, legjenda argjentinase nisi ndeshjen në stol dhe hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë, me skuadrën e tij në avantazh 1-0.
Megjithatë, barazimi i Joseph Pantsil në minutën e 59-të bëri që rezultati të ishte i barabartë për pjesën e fundit të ndeshjes, deri sa Messi u aktivizua.
Argjentinasi shënoi një gol mjeshtëror duke dribluar dy mbrojtës në kufirin e zonës dhe duke goditur një gjuajtje të ulët drejt këndit të majtë poshtë, duke mposhtur portierin.
Ky ishte goli i 19-të i Messit në këtë sezon, që e vendos atë në krye të garës për ‘Këpucën e Artë’, para Sam Surridge nga Nashville SC me 18 gola dhe në vendin e tretë të përbashkët Evander, Eric Maxim-Choupo Moting dhe Tai Baribo, secili me 15 gola.
Fitorja 3-1 e Inter Miami tndaj LA Galaxy i ngjit në vendin e katërt në Konferencën Lindore me 45 pikë pas 24 ndeshjesh të zhvilluara.