Leo Messi do të mungojë te Inter Miami për të paktën shtatë ndeshje në MLS 2024

Leo Messi do të mungojë te Inter Miami për të paktën shtatë ndeshje në MLS 2024

Lionel Messi do të luajë sezonin e tij të parë të plotë MLS 2024 me Inter Miami, duke filluar më 21 shkurt kur ata do të presin Real Salt Lake në shtëpi, në një fazë të rregullt që do të përbëhet nga 34 ndeshje, nga të cilat ylli argjentinas të paktën do të konkurrojë. Ai do të humbasë vetëm shtatë për shkak të angazhimeve me ekipin e tij kombëtar, mes dative të FIFA-s dhe pjesëmarrjes së Albiceleste në Copa América 2024.

Programi MLS ka një orar që nuk përputhet me ligat e tjera në botë dhe planifikon ndeshje pa marrë parasysh datat në të cilat FIFA përcakton lirimin e detyrueshëm të lojtarëve në ekipet kombëtare.

Lionel Messi mbërriti te Inter Miami për Kupën e Ligës që arriti ta fitonte me skuadrën e Floridës, por në sezonin e rregullt të MLS-së ai ka marrë pjesë vetëm në gjashtë ndeshje, por nuk mundi ta kthente ritmin e keq që skuadra kishte për t’i futur ato në “play off”-s, megjithëse pati një rikuperim të dukshëm që i bëri ata të ëndërronin kualifikimin.

Përveçse do të ketë Sergio Busquets dhe Jordi Alba si aleatë, për sezonin e ardhshëm ai do të ketë një tjetër ish-lojtar të Barcelonës, uruguajanin Luis Suarez, një nga miqtë e tij më të mirë, me të cilin ai shpreson të ketë një sezon të lavdishëm me “Heronët”, nëse lëndimet e respektojnë atë dhe nuk ndikon shumë te skuadra e trajnerit Gerardo Martino që të mos ketë yllin e tij në disa ndeshje.

Ndeshjet që Messi do të mungojë në sezonin e ri të MLS-së 

Messi do të duhet t’i përgjigjet thirrjeve të Argjentinës për ndeshjet kualifikuese dhe Copa América 2024, dhe ndër lojërat e tjera, ai nuk do të jetë i disponueshëm kur Inter Miami do të luajë kundër DC United (16 mars), kundër NY Red Bull (23 mars), kundër  Philadelphia Union (15 qershor), kundër kampionit Columbus Crew (19 qershor), në Nashville (29 qershor), në Charlotte (3 korrik) dhe në Cincinnati (6 korrik).

Pas finales së Kupës së Amerikës më 14 korrik, Miami ka edhe ndeshje në shtëpi kundër Torontos (17 korrik) dhe Çikagos (20 korrik), kështu që lista mund të shkojë në nëntë.

Këto janë ndeshjet e konfirmuara, në të cilat Messi nuk do të jetë me Inter Miamin:

Ndeshja 5: DC United (16 mars)

Ndeshja 6: NY Red Bulls (23 mars)

Ndeshja 19: Filadelfia (15 qershor)

Ndeshja 20: Columbus (19 qershor)

Ndeshja 21: Nashville (29 qershor)

Ndeshja 22: Charlotte (3 korrik)

Ndeshja 23: Cincinnati (6 korrik)

MARKETING