Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Lëndohet një minoren me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Një djalë 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri në pjesën e njërit krah, në zonën e Bit Pazarit, në Shkup.

Siç njoftoi sot MPB-ja, ngjarja u denoncua dje në ora 15:39 në SPB Shkup, ka ndodhur në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, kur një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 16-vjeçari nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me këtë rast i mituri ka pësuar plagë me armë zjarri në krah dhe është transportuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum i Ohrit’, ku i është ofruar ndihmë”, njofoti MPB.

Është kryer ekspertizë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe një plumb.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të bëhet kallëzim adekuat.

MARKETING