Lëndohet Casemiro, mbetet jashtë fushave për disa javë

Braziliani Casemiro do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi të cilin e pësoi gjatë humbjes në Carabao Cup ndaj Newcastle United të mërkurën.
Mesfushori u zëvendësua në pjesën e parë për shkak të problemit dhe vlerësimi i mëpasshëm ka zbuluar një tendosje që do ta mbajë jashtë për disa javë, ka njoftuar Manchester United.
31-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2022, i cili erdhi nga Real Madridi për 70 milionë euro.