Lëndimi i Kylian Mbappe, francezi humb ndeshjen ndaj Bayern Munich
![Lëndimi i Kylian Mbappe, francezi humb ndeshjen ndaj Bayern Munich](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/02/Mbappe-2-780x439-1.jpg)
PSG fitoi ndaj Montpellier me rezultar 3-1, por kjo fitore solli edhe problemet, pasi Kylian Mbappe dhe Sergios Ramos u lënduan në pjesën e parë.
Ylli francez ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë.
Ai do të humb duelin e parë të raundit të eliminimit direkt ndaj Bayern Munich.
PSG pret Bayernin në “Parc des Princes”, në sfidë që do luhet në 14 shkurt, takim ku kampionët e Francës pritet të zbresin në fushë pa Mbappen.
Ndërkohë, kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën që do të qëndrojë jashtë mbrojtësi Sergio Ramos./