Lehtësim për qytetarët e Maqedonisë, Sllovenia njeh patentë-shoferët pa provim praktik

Lehtësim për qytetarët e Maqedonisë, Sllovenia njeh patentë-shoferët pa provim praktik

Sllovenia miratoi ndryshime të Ligjit për shoferë, me të cilat poseduesve të patent shoferëve, të dhënë në Maqedoninë e Veriut, u mundësohet ndërrim të dokumentit pa dhënien e pjesës praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni.

Ky vendim, i miratuar dje, sjell një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Ai vlen po ashtu për poseduesit e patentave nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia e Veriut do të mund t’i këmbejnë patentat brenda një viti nga data e paraqitjes së qëndrimit në Slloveni. Ata nuk do të duhet të japin pjesën praktike të provimit, por do të duhet të dorëzojnë dëshmi për aftësi fizike dhe mendore për vozitje (vërtetim shëndetësor).

 

Sandra Gazinkovski nga partia Liria, përfaqësuese e propozuesve të ligjit, sqaroi se qëllimi nuk është dhënia e privilegjeve, por heqja e pengesave administrative të paarsyeshme.

“Kjo është një pengesë administrative që ngadalëson procedurat për punësim dhe krijon harxhime të panevojshme, pritje dhe teste shtesë për njerëzit,” deklaroi Gazinkovski, duke theksuar se masa do t’u lehtësojë jetën punëtorëve të huaj.

Megjithatë, opozita iu kundërshtua ligjit, duke paralajmëruar se ndryshimi mund të ndikojë në sigurinë rrugore.

MARKETING