Leclerc: Unë jam fajtor për rezultatin e dobët në Singapor

Vendi i pestë në garën e Singaporit nuk është rezultati që Ferrari dhe Charles Leclerc synonte të arrinte në pistën qytetase të Marina Bay. Piloti monogask i është rikthyer garës së fundit duke pranuar se gabimet aty kanë nisur që më herët, gjatë provave zyrtare.
MARKETING
“Unë jam fajtori për rezultatin negativ në Singapor. Në atë garë është e qartë se pagova rezultatin e dobët në kualifikuese. Ndaj, fitorja ishte e pamundur pasi u nisa nga vendi i nëntë dhe vetëm duhej të rikuperonim. Gjithsesi, mendoj se bëmë një punë të shkëlqyer”, ka thënë Leclerc.
“Ne u përpoqëm gjatë garës të bëjmë diçka ndryshe por ishte e pamundur të shkonim më shumë se vendi i pestë. Ky rezultat është një zhgënjim pasi kishim pretendime më të mëdha në këtë garë, por kjo do të na shërbejë si leksion”, u shpreh piloti i “kokëkuqes”.