LeBron James fiton duelin me Curry, kampionët e Boston dorëzohen në shtëpi

LeBron James fiton duelin me Curry, kampionët e Boston dorëzohen në shtëpi

Kampionë e Boston zhgënjyen në fushën e tyre, ku u mundën 127-120 nga Dallas. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klay Thompson me 25 pikë ishte lider për miqtë.
Fiton skuadra e Lakers, që mundi 120-112 Golden State. Tjetër ndeshje magjike për LeBron James, që realizoi 42 pikë e 17 rebound, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Stephen Curry për Warriors.

Ekipi i Minnesota, falë 41 pikëve të Anthony Edwards mundi 127-114 Houston, ndërsa Clippers triumfuan 119-112 ndaj Indiana, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Dallas, 120-127
Minnesota – Houston, 127-114

Denver – Orlando, 112-90

Lakers – Golden State, 120-112

Portland – Sacramento, 108-102
Clippers – Indiana, 112- 119

MARKETING