Le Pen: Përfshirja e plotë e NATO-s në Ukrainë do të çojë në luftën e tretë botërore

Le Pen: Përfshirja e plotë e NATO-s në Ukrainë do të çojë në luftën e tretë botërore

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Marine Le Pen, ka deklaruar se ekziston rrezik i madh që konflikti në Ukrainë të përshkallëzohet në luftën e tretë botërore, nëse NATO përfshihet plotësisht në konflikt.

“Furnizimi gradual i armëve mund ta kthejë këtë konflikt në një luftë 100-vjeçare. Përfshirja e plotë e NATO-s në konflikt për hir të një fitoreje hipotetike të Ukrainës do të çojë në luftën e tretë botërore”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk ishte kundër blerjes së armëve mbrojtëse, por bëri thirrje për të ngritur “çështjen e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, pasojat e të cilit nuk dihen”.

“Vazhdimi i këtij konflikti mund të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e fuqisë në botë”, theksoi Le Pen.

Ajo shtoi se ky konflikt tashmë ka çuar në ndërprerjen e lidhjeve mes Evropës dhe Rusisë, e cila është kthyer në një partner të privilegjuar të Indisë dhe Kinës.

“Që nga ky moment, është e nevojshme të fillojmë të hedhim themelet për paqen. Është e nevojshme të organizohet një konferencë e madhe për të gjitha palët në konflikt për të arritur paqen”, ka shtuar ajo. /Koha.net/

 

MARKETING