Lazio shokon Bayern Munichun, merr fitore të rëndësishme në “Olimpico”

Lazio shokon Bayern Munichun, merr fitore të rëndësishme në “Olimpico”

Lazio ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Baverezët e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar shumë raste të mira me Joshua Kimmich dhe Harry Kane.
Në anën tjetër Lazio rrezikoi me Luis Alberton , ku goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Pas kësaj, Bayern Munich kishte shumë rast të mirë Jamal Musialan, po as ky nuk ishte i saktë.

Laizo u nkëndell dukshëm në pjesën e dytë, duke iu afruar golit me Gustav Isaksen.

Në minutën e 67-të, Lazio fitoi penallti, ndërsa Dayot Upamecanon u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Ciro Immobile që shënoi për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Lazio mori një fitore të madhe ndaj një rivali të vështirë.

MARKETING