Lazim Destani viziton Shkëndijën, i uron për fitoren ndaj Vardarit

KF Shkëndija ka mirëpritur në ambientet e klubit z. Lazim Destani, sponsorin dhe një nga figurat kyçe të mbështetjes së klubit kuqezi ndër vite. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me udhëheqësinë, menaxhmentin, administratën dhe sektorin sportiv, duke përfshirë edhe stafin teknik dhe kapitenin e skuadrës së Shkëndijës, Besart Ibraimin.
“Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe bashkëpunuese, ku z. Destani jo vetëm përcolli mesazhin e tij motivues për të gjithë, por gjithashtu dëgjoi me vëmendje secilin që ndau mendimet dhe vlerësimet mbi ecurinë dhe gjendjen e klubit. Ai inkurajoi ekipin dhe gjithë strukturën e klubit që të vazhdojnë me përkushtim maksimal në rrugën drejt realizimit të objektivave, duke lavdëruar gjithashtu shpirtin e garës dhe karakterin e skuadrës të shfaqur në fitoren e fundit dhe marrjen e kryesimit të renditjes”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.