Lavrov dhe Rubio diskutojnë për Ukrainën pas bisedimeve të paqes në Paris

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka biseduar me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, pas ai dhe zyrtarë të tjerë takuan ukrainasit në Paris për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu,
“Sekretari i përcolli homologut të tij rus të njëjtin mesazh që ekipi amerikan i komunikoi delegacionit ukrainas dhe aleatëve tanë evropianë në Paris. Presidenti Trump dhe SHBA-ja duan që kjo luftë të përfundojë dhe tani u kanë paraqitur të gjitha palëve skicat e një paqeje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce.
“Pranimi inkurajues në Paris ndaj kornizës së SHBA-së tregon se paqja është e mundur nëse të gjitha palët angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje”, shtoi ajo.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Rubio, i cili aktualisht ndodhet në Paris, e informoi Lavrovin për takimet e tij dhe të të dërguarit special Steven witkoff me përfaqësuesit e Ukrainës, Francës dhe vendeve të tjera evropiane.
Lavrov përsëriti gatishmërinë e Moskës për të vazhduar dialogun me Washingtonin për “të eliminuar në mënyrë të besueshme shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase”.
Të dy palët ranë dakord të mbajnë komunikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht para takimeve të ardhshme midis SHBA-së, partnerëve evropianë dhe zyrtarëve ukrainasë të planifikuar për javën e ardhshme.
Thirrja erdhi pasi një delegacion i SHBA-së, përfshirë sekretarin Rubio, të dërguarit special Witkoff dhe Keith Kellogg, u takuan me zyrtarë të lartë ukrainasë në Paris për të diskutuar se si t’i japin fund konfliktit tre-vjeçar.